DYLON

Në Jarinje konfiskohet mall i kontrabanduar

Në Jarinje konfiskohet mall i kontrabanduar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, me datën 3 mars 2023 rreth orës 06:08, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).

EkoHigjiena

Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.