Në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi dhe në përputhje me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ministri i Shëndetësisë ka miratuar vendimin për caktimin e dy laboratorëve referentë në kuadër të IKSHPK-së:
1. Laboratori për Influencë është caktuar si laborator referent për diagnostikimin dhe monitorimin e Influencës dhe viruseve të tjera respiratore në nivel kombëtar.
2. Laboratori për Fruth dhe Rubellë është caktuar si laborator referent për diagnostikimin, monitorimin dhe studimin e Fruthit dhe Rubellës.
Roli i Laboratorit Referent për Influencë:
• Funksionon si qendër diagnostike për influencën dhe viruset respiratorë në Kosovë.
• Është pikë kyçe kontakti me OBSH, ECDC dhe institucione ndërkombëtare për çështje virologjike.
• Respekton standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për biosigurinë dhe transportin e mostrave infektive.
• Merr pjesë në programe të vlerësimit të cilësisë dhe organizon vlerësime për laboratorët e Kosovës.
• Shërben si qendër trajnimi për personelin laboratorik mbi diagnozën e influencës dhe viruseve respiratorë.
• Raporton strukturave të Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.
Detyrat Specifike të Laboratorit Referent për Influencë:
• Teston mostra për sëmundje të ngjashme me gripin dhe infeksione akute respiratore sipas mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse.
• Identifikon dhe dallon nën-tipe të influencës A dhe B duke përdorur metoda diagnostike të avancuara.
• Përgatit dhe raporton të dhëna statistikore për IKSHPK.
• Ruajtja e mostrave në mikrobanka dhe dërgimi i tyre në qendrat bashkëpunuese të OBSH për zhvillimin e vaksinave sezonale.
Roli i Laboratorit Referent për Fruth dhe Rubellë:
• Zbaton dhe promovon metoda të verifikuara diagnostike sipas standardeve ndërkombëtare.
• Rekomandon teste për diagnostikimin e sëmundjeve dhe zhvillon procedura të reja.
• Mban sisteme sigurie dhe biosigurie të avancuara për këto diagnoza.
• Koordinon studime shkencore dhe teknike në bashkëpunim me organizata të tjera.
• Krijon rrjete bashkëpunimi dhe organizon testime ndërlaboratorike për krahasueshmërinë e rezultateve.
Detyrat Specifike të Laboratorit Referent për Fruth dhe Rubellë:
• Siguron teste diagnostikuese dhe këshilla shkencore për kontrollin e sëmundjeve.
• Ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve referente biologjike për diagnostikim.
• Organizimin e trajnimeve profesionale dhe pjesëmarrje në takime shkencore.
• Koordinimin e testimeve ndër-laboratorike brenda dhe jashtë Kosovës. /2LONLINE/