DYLON

Në IKSHP u mbajt seminari “Siguria e ushqimit, hartim i politikave dhe menagjimi”

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani mori pjesë sot në Seminarin: “Siguria e ushqimit, hartimi i politikave dhe menaxhimi”, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), në bashkëpunim Shoqatën JAAK “Alumni Asociacioni i Kosovës” dhe JICA – Agjensioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë – Zyra në Kosovë.

Qëllimi i këtij seminari ishte që të diskutohet tema që ka të bëjë me sigurinë e ushqimit dhe njëkohësisht, përfituesit e programit të JICA nga IKSHP dhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUVK) të ndajnë me zyrtarë të tjerë shëndetësor dhe të agjensionit, përvojat e fituara gjatë ndjekjes së programit për sigurinë e ushqimit në Japoni, ndjekur me mbështetejn e JICA.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani falënderoi JICA për asistencën teknike që është duke i dhënë qe disa vite sektorit shëndetësor në Kosovë dhe theksoi se çdo qytetar i Kosovës, ka të drejtë të di se si është prodhur, procesuar, paketur, etiketur dhe shitur ushqimi të cilin e ka në tryezë. “Qëllim kryesor i hartimit të politikave për siguri ushqimore është që të mbrohen interesat dhe shëndeti i konsumatorëve”, tha Ministri Rrahmani.
Ai theksoi se MSh, sferën e sigurisë së ushqimit e mbulon përmes IKSHP-së, ku bëhet përpilim- monitorimi dhe zbatimi i politikave për shëndetësi publike.
“MSh do të mbështes avancimin e kuadrove të veta profesionale dhe do të angazhohet për mbajtjen e hapit me teknologjinë e kohës për kontrollin e kualitetit të ushqimit”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se seminari është organizuar në një kohë kur siguria e ushqimit është temë aktuale në botë, ndërsa qëllimi është që të njihen sfidat aktuale dhe të definohen hapat që do ta rrisin sigurinë e ushqimit në vend.

Përfaqësuesja e JICA, Arbërore Riza, tha se JICA fokusin e saj në Kosovë e ka në përkrahjen e objektivave që i vendosin institucionet kosovare, përmës tre formave: asistencës teknike, granteve dhe kredive të buta. Në këtë aspekt, ajo tha se një numër i konsideruar i profesionistëve kosovarë deri tash kanë marrë përvoja praktike në Japoni lidhur me tema me interes shëndetësor dhe social.

Kurse, Nezakete Hakaj, kryesuese e shoqatës së pjesmërrësve në programet e JICA (JAAK), tha se qëllimi i aktiviteteve të shoqatës është shpërndarja në Kosovë e njohurive të fituara në Japoni nga pjesëmarrësit e programeve të ndryshme.

Dr. Egyl Binçe (IKSHP) ndërkaq, ka prezantuar para pjesëmarrësve përvojat e fituara nga ai gjatë ndjekjes së programit për sigurinë e ushqimit të ndjekur në Japoni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.