(2L ONLINE) – Po fillon edhe një vit shkollor e në Haxhaj të Gjilanit thonë se shkollën e kanë shkret. Ata ndihen të irrituar që po e nisin edhe një vit të ri shkollor, në një shkollë të stërvjetruar ndonëse premtimet për shkollë të re janë nuk janë ndalur por janë bartë nga një qeverisje në tjetrën, tani e sa vite
Arsim Dauti përfaqësues i këtij fshati thotë për Portalin 2L ONLINE, se fillimi i procesit mësimorë që pritet të bëhet nesër po i gjen me një hall të vjetër, me një hall të kamotshëm, prindërit dhe fëmijët, nxënës të shkollës fillore “Agim Ramadani”, në Haxhaj.
“Pas shumë e shumë premtimeve të marra nga qeverisjet lokale e qendrore, qysh nga 2004, prapë 1 shtatori po e gjen këtë objekt të stërvjetruar. Mësimi po fillon por gjithashtu edhe shqetësimi i prindërve që i kanë fëmijët në këtë shkollë”, ka thënë Dauti, për të shtuar se kushtet aty nuk janë të përshtatshme për mësim.
Përndryshe, Shkolla Fillore “Agim Ramadani”, në Haxhaj numëron afro 150 nxënës e punëtorë arsimor dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Në këtë shkollë, përveç nxënësve nga fshati Haxhaj, mësimet i ndjekin edhe ata nga fshatrat selishtë e Demiraj.
“Duke u ndërlidhur me atë se tani kjo qeverisje aktuale në Gjilan e di këtë problematikë shumë mirë dhe po ashtu e di mirë edhe faktin se “kokrrat” (votat), e kësaj ane shkuan të tërat për ta, banorët e kësaj ane i mba kjo shpresë, se do të ndërhyhet dhe do të nis shkolla e re sa më parë”, ka thënë Asim Dauti, përfaqësues i fshatit. /2L ONLINE/