/2L ONLINE/ – Këtë të diele, për të pestën herë radhazi, Manifestimi tashmë tradicional, “Trekëndëshi poetik i paqes”, tubon poetët e rajonit, nga trekëndëshi kufitar Gjilan – Preshevë – Kumanovë si dhe nga shtetet e kësaj pjese të Ballkanit ( Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore (Serbia) si dhe Kosova.
Organizator dhe nikoqir i këtyre takimeve, që kësaj here shënojnë dhe një jubile të vogël, është Ars Clubi “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, i mbështetur edhe nga MKRS -ja, përkatësisht Departamenti i Kulturës si dhe Komuna e Gjilanit.
Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” ka thënë se simbolikisht, ky Manifestimi i cili i përkushtohet lirisë së Kosovës dhe ditës së çlirimit të Gjilanit, nis në pikëkalimin kufitar me Maqedoninë, në fshatin Stançiq, ku lexojnë tre poetë dhe, më pas bartet në ambientet e restaurant “Dunavi”, në Dunav, buzë një trekëndëshi të natyrshëm të Grykës së bukur të Karadakut.
Sipas itj, për dallim nga vitet tjera, nga ky vit e tutje, çdo “Trekëndësh poetik”, do ta ketë dhe nga një temë bosht apo emër shkrimtari, të cilin do ta trajtojë gjatë Manifestimit.
Rrustmei tha se kësaj here e nis me poezinë e Ibrahim Kadriut, në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së tij dhe 50 vjetorit të Krijimtarisë letrare e publicistike. Do të referojnë për poezinë e tij, prof dr. Mahmut Hysa dhe kritiku letrar e poeti Ramadan Musliu, ndërsa poezi do deklamojë Adem Ajvazi.
Më pastaj, do mbahet dhe Ora letrare e poetëve e njohur si “Koha e Poezisë”.
“Parësore e këtij Manifestimi është afria mes poetëve të rajonit, përkatësisht të trekëndëshit kufitar, njohja dhe thellimi i miqësive si dhe përcjellja e mesazheve për paqe e harmoni mes popujve, përmes vargjeve”, ka thënë Sabit rrushemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu”. /2L ONLINE/
AGJENDA E MANIFESTIMIT
Pikëtakimi: GRYKA E KARADAKUT – RESTAURANT “DUNAVI”
I.
Ora 10:00 – 11:00
Kafja e Mëngjesit
( ardhja dhe regjistrimi i poetëve dhe i të ftuarve të tjerë )
Ora 11:15 minuta
NË PIKËKALIMIN KUFITAR NË STANÇIQ
Hapja zyrtare e Manifestimit
Lexime te Guri i Kufirit
( Tre poetë nga tri shtete )
Ora 12:00
ME POEZINË E IBRAHIM KADRIUT
( në 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë )
Flasin: prof dr. Mahmut Hysa dhe Ramadan Musliu, deklamon Adem Ajvazi
Vendi: Restaurant Dunavi
Ora 13:00
KOHA E POEZISË
( Ora letrare e Manifestimit )
Vendi: Restaurant DUNAVI
Ora : 15:00
DREKA PËR POETËT DHE TË FTUARIT
Vendi: restaurant MBRETI – Lladovë
Ora 17:00
Përmbyllja e Manifestimit
Organizator I Manifestimit: Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”
Mbështetës: MKRS – Departamenti i Kulturës dhe Komuna e Gjilanit
LISTA E POETËVE …
që kanë konkuruar për të lexuar në Manifestimin Rajonal të Poezisë, “TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”
Agim Bajrami,
Alketë Spahiu,
Arsim Halili,
Azem Deliu,
Bajram Bala,
Beatriqe Balliqi,
Bejtush Mehmeti,
Berat Baftiu
Bilall Maliqi,
Biser Mehmeti,
Burhanedin Xhemajli,
Demush Mehmeti,
Edonë Haliti,
Fadil Abazi,
Hajdin Morina,
Hyqmet Hasko,
Hysen Këçiku,
Ismail Bilalli,
Jusuf Bislimi,
Linditë Ramushi – Dushku,
Mirvete Elmaz Mehmeti,
Nexhat Çoçaj
Nexhat Rexha,
Nuhi Sadiku,
Nuradin Imeraj,
Prend Buzhala,
Rabije Bytyqi,
Ramadan Mehmeti,
Rexhep Bajrami,
Rexhep Hasani,
Riza Braholli,
Riza Çato,
Ruzhdi Berisha,
Rrahim Sadiku,
Sarë Gjergji,
Sefer Muzlijaj,
Selvete Abdullahu,
Sevdail Demiri,
Sinan Sadiku,
Xheladin Rexhepi,
Xhelal Tosku,
Vilson Culaj dhe
Zejnepe Alili – Rexhepi
( Pjesë e Listës do jenë dhe tre poetë të ftuar nga Saranda si dhe tre poetë të ftuar gjithashtu, nga Durrësi)