DYLON

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 32 kandidatë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 32 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë. Këta kandidat i ka pritur në një takim Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri, së bashku me administratoren e kësaj gjykate, Florina Jerliu.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.

EkoHigjiena

“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Të gjithë kandidatëve i’u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.