Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, referuar raportit zyrtar 12 mujor të vitit 2022 ka pasur numër të madh të vizitave ambulantore dhe shërbime diagnostike, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjilanit.
Numri i fëmijëve të lindur 1379, prej tyre 502 me operacion.
“Menaxhmenti i spitalit u falënderohet përzemërsisht të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit administrativ dhe mbështetës për punën e bërë në ndihmë pacientëve”.
“Jemi të përkushtuar maksimalisht në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/