Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u mbajt ligjëratë për rëndësinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore
Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, organizatat Integrated Water Resources Menagement in Kosova dhe EDUwaterKosova, me nxënës të përzgjedhur të klasave të dymbëdhjeta kanë mbajtur një ligjëratë për rëndësinë e ujit, ligjëratë kjo që synon të forcojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, përmes integrimit të përmbajtjeve edukative në sistemin arsimor.
Fillimisht është folur për ujin dhe rëndësinë e tij është folur për strategjinë e furnizimit me ujë të pijshëm deri në vitin 2035 dhe janë shqyrtuar mundësitë dhe problemet e zgjidhjes së çështjes së ujit të pijshëm.
Në këtë ligjëratë është folur edhe për menaxhimin e integruar të Resurseve Ujore, mungesën e ujit gjatë verës, pastaj sasinë e mëdha të ujit dhe vërshimet, pesë problemet që lidhen me ujin, metodologjinë e zgjidhjes së këtyre problemeve, humbjet e ujit në rrjet, ndotjen e lumenjve dhe parandalimin e tyre, kërkesat bujqësore për ujë, cilësinë e ujit dhe problem të tjera të kësaj natyre.
Më pas nëpërmjet një testi të shkurtër nxënësit i janë nënshtruar një vlerësimi të njohurive, kurse në aktivitetin e radhës është paraparë mundësia e një vizite në ndonjërën nga fabrikat për prodhimin e ujit si dhe një shkollë verore treditore. /2LONLINE/
