Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” edhe një aktivitet për orientim në karrierë
Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, është mbajtur edhe një aktivitet për orientim në karrierë, kësaj radhe me nxënës të klasave të njëmbëdhjeta para të cilëve ka folur Gazmend Gashi, profesor i matematikës.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për orientim në karrierë, mundësitë për studime Brenda dhe jashtë vendit si dhe mundësitë për marrjen e bursave.
Gazmend Gashi, profesor në Smart Center në Prishtinë ka thënë se drejtimet më të pëlqyeshme për nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm mbeten drejtimet e mjekësisë, të shkencave kompjuterike dhe IT-së, të inxhinierisë, andaj të gjitha këto kërkojnë përgatitje paraprake, kurse për këto profile është Smart Center që ofron zgjidhje.
Gashi ka folur për mundësinë e studimet Brenda dhe jashtë vendit, mënyrën se si duhet aplikuar për përfitimin e bursave, se ku duhet fokusuar më tepër dhe aspekte të tjera.
Nxënësit më pas kanë bërë pyetje të shumta dhe janë ndalë në një bashkëbisedim të gjatë, gjithnjë duke shprehur interesimin për orientimin sa më të mirë në karrierën e tyre të ardhshme. /2LONLINE/
