DYLON

Në Gjilan vazhdon kampanja e pastrimit “Green & Clean”

Në Gjilan vazhdon kampanja e pastrimit “Green & Clean”
Avatar photo Redaksia

Ka vazhduar edhe sot në Gjilan kampanja e pastrimit “Green & Clean”, ku mori pjesë edhe kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, qytetarë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Aktivitetet e kampanjës së pastrimit kanë nisur në sheshin e qytetit, për të vazhduar me pastrimin e QKMF-së, pastrimin e fshatit Velekincë dhe dy shkollat, “Musa Zajmi” e “Mulla Idriz Gjilani”.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të Gjilanit që t’i bashkohen fushatës së pastrimit.  

“Përveç pastrimit, të kujdesemi që gjendjen të mos e kthejmë më herët para kampanjës së pastrimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kampanja e pastrimit vazhdon më 28 prill në lagjen Dardania (10:00), për të vazhduar në fshatin Miresh (13:00), në shkollat fillore “Selami Hallaqi” e “Nazim Hikmet” (14:00) dhe pastrimi i kampusit të shkollave të mesme (16:00).

Kampanja e pastrimit “Green & Clean” ka nisur më 22 prill dhe do të zgjasë deri më 5 qershor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.