DYLON

Në Gjilan urimet për pranëverën erdhën nga nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ishin nxënësit e klasës së tretë të shkollës së mesme të ulët të “Abaz Ajetit”, ata që me poezi, pankarta dhe muzikë kanë hyrë në zyrën e kryetarit për të sjellur urimet për pranëverën, duke potencuar dëshirën e tyre të madhe për shumë gjelbrim shtesë dhe lule të bukura.
Me këtë rast shefi i kabinetit të kryetarit, Arbër Ismajli, ka thënë se këta nxënës, mesazhet e tyre dhe entuziazmi për më shumë gjelbrim, lënë të kuptohet njëkohësisht edhe si kërkesë e qytetarëve për një qytet me gjelbrim më të madh dhe të pastër.

Ai ka pohuar se Komuna e Gjilanit dhe kryetari Lutfi Haziri, po punojnë gjithnjë në hapësira shtesë për gjelbrim, sikur që edhe është duke u punuar edhe në aspektin e kujdesit dhe mirëmbajtjes së hapësirave ekzistuese.

EkoHigjiena

Ndërsa nxënësit e klasës së tretë të paraleleës së dytë, me mësueset Dashurie Shaqiri dhe Mevlide Haqifi, kanë shpërndarë mesazhet e tyre nëpër qytet për urimin e pranëverës dhe kërkesën “punoni o qytetarë, pa përtesë, oksigjenin ta shtojmë dhe sëmundjet t’i largojmë, shëndetin ta përmirësojmë”. Gjithashtu një pjesë e nxënësve kanë bërë edhe prezantimin e pikave të shkurtëra muzikore si me gitarë dhe violinë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.