• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Në Gjilan u shfaqen video-artet e Sam Christie

Redaksia 2LONLINE 16 Qershor, 2019 4 min
 Në Gjilan u shfaqen  video-artet e Sam Christie

Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” pasi hapi Festivalin e Video-Artit Urban, me tetë video-artistë ndërkombëtarë, shfaqi në javën e parë të këtij aktiviteti artistik, video-artet e Sam Christie – nga Mbretëria e Bashkuar – në tre projektorët e vendosur në Parkun e Qytetit, në Sheshin e Ri dhe në hapësirën e Bibliotekës së Qytetit.

Në banerin e video-artistit, shkruan: “Sam është një filmbërës, i cili krijoi stilin e tij për të filmuar përmes punës së tij si dizajner i zërit dhe radio-producent. Deri më sot ai ka prodhuar dy dokumentarë të metrazhit të gjatë dhe shumë të metrazhit të shkurtër. Sam është i fascinuar nga peizazhi dhe arkitektura, edhe pse, pjesërisht, kjo ka të bëjë shumë me një obsesion rreth ndikimit njerëzor në peizash apo tablo. Sam dëshiron të parashtrojë një pyetje të thjeshtë: “Çfarë është përfituese apo e mirë për influencën njerëzore?!”Në vitin 2016, Sam kaloi tre muaj në Kurdistanin e Irakut duke bërë një dokumentar në përgjigje të krizës humanitare rreth okupimit aty pranë Mosulit. Ky është ende në post-produksion. Sam preferon të krijojë veprën e tij sipas rregullave, rregullave që mund të udhëzojnë (ose të bëhen) narrativin apo rrëfimin. Inkuadrimi në këtë mënyrë problematizon qëllimisht nocionin e inkuadrimit në vetvete. Ai ka gjetur se duke bërë këtë, ai mund t’i qaset procesit të bërjes së filmave performativisht.”

Rreth videove që u shfaqën në Festivalin në Gjilan:“Airshaft”:Disa vende që ekzistojnë brenda peizazhit nuk mund të interpretohen lehtësisht artistikisht. Kjo mund të jetë për shkak se ato nuk janë të njohura brenda peizazhit, ato nuk janë gjëra të njohura; ato janë të pazgjidhshme. Ky vend – një bosht ajri për një stacion hidroenergjitik – duhej të luhej me goditje për ta sjellë atë të gjallë për audiencën. Tingujt e këtij tuneli të bëra 100 metra thellë, ishin të jashtëzakonshëm.

Video-arti “Interferenca antropogjenike”:Ndërhyrja antropogjenike apo njerëzore është një film që kërkon të zbulojë përmes kalimit të kohës dhe artit të zërit se si qeniet njerëzore shpesh ekzistojnë në kundërshtim me status-quon e natyrës, sesa në harmoni me të. Duke marrë peizazhin e egër të Uellsit, Sam Christie, performon, duke përdorur dritë, një ndërveprim me objektet në peisazhin për të shprehur shqetësimin.

Pas shfaqjes së video-arteve të Sam Christie – nga video-artistinga Mbretëriae Bashkuar, ai realizoi edhe një bisedë me një grup artdashësish te “Kafja e Egzonit”, duke folur për llojin e artit që bën, ku frymëzohet e kështu me radhë. Secili nga artistët do t’i përgjigjet 10 pyetjeve të standardizuara nga “Varg e Vi”, që lidhen me punën dhe krijimtarinë artistike. Sam ndër të tjerash, theksoi në këtë bisedë: “Vendet e zbrazëta përpiqem t’i ringjalli e t’u jap shpirt. Ka shumë të tilla në vendin tim dhe kudo.”Java e dytë e festivalit i takon video-artistes nga Polonia, Ewa Gorzna, ku do të shfaqen dy video-artet e saj, e më pas do të vazhdojë edhe me shumë video-artistë të tjerë ndërkombëtarë.

Publiku gjilanas për dy muaj me radhë, do ta ketë mundësinë për të parë video-artet e zhvilluara në botë prej orës 20:00 në mbrëmje e deri në mesnatë!

Etiketa:Festivalin e Video-Artit Urban Qendra për Art Bashkëkohor Sam Christie varg e vi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fillojnë aktivitetet e manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, të organizuara nga Komuna e Kamenicës

30 Korrik, 2021

“Varg e Vi” shfaqi audiodokumentarin mbi Kalanë e Pogragjës

11 Dhjetor, 2020

“Varg e Vi” ia vargon një varg kritikash Komunës për çështjet që kanë të bëjnë me kulturën (Video)

10 Nëntor, 2020

“Varg e Vi” përdorë kreativitetin artistik për me e shtue dashninë për natyrën!

20 Gusht, 2020

Festivali “OOH” vazhdon me video-artistet Ewa dhe Simone

26 Qershor, 2019

“Varg e Vi” e hapi Festivalin me 8 video-artistë ndërkombëtarë

3 Qershor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com