DYLON

Në Gjilan u shënua Dita Ndërkombëtare Kundër Kancerit, mbahet ligjëratë informuese

Në Gjilan u shënua Dita Ndërkombëtare Kundër Kancerit, mbahet ligjëratë informuese
Avatar photo Redaksia

Gjilan, 5 shkurt 2024 – Me ligjëratë informuese, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit, në ngjarjen në të cilën mori pjesë në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku e drejtoresha për Shëndetësi, Doruntinë Hasani.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku tha se kjo ngjarje ka për qëllim të tërheq vëmendjen në zbulimin, trajtimin si dhe në parandalimin e sëmundjes.

EkoHigjiena

“Ekspertët thone se njerëzit mund të risin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pine sasi te kontrolluar te alkooli. Për këtë ligjëratë informuese i falenderuam mantelbardhët e në veçanti dr. Kamberin, dr. Bislimin si dhe dr. Sadikun, për kontribut të vazhdueshëm në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë nënkryetarja e Gjilanit.

Ajo ka shtuar se përveç ofrimit të shërbimit falas për shërbimin e kontrollës me mamograf, tani edhe shërbimi tjetër po ashtu falas i Pap Testit po realizohet, në QKMF.

“Shpresojmë se përmes shtimit të vahdueshëm të shërbimeve, qytetarët tanë do të kenë mundësinë e parandalimit të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse. Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe mirëqenia e qytetarëve prioritet i prioriteteve tona”, ka theksuar nënkryetarja Morina – Bunjaku.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.