DYLON

Në Gjilan u përmbyllën garat e Kur’anit të organizuara nga KBI, u ndanë edhe shpërblimet për fituesit e secilës kategori

Në Gjilan u përmbyllën garat e Kur’anit të organizuara nga KBI, u ndanë edhe shpërblimet për fituesit e secilës kategori
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan u përmbyllën garat e Kur’anit të organizuara nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, me një manifestim solemn të mbajtur në Teatrin e Qytetit. Ky aktivitet shënoi kulmin e një gare të rëndësishme që promovon dashurinë dhe përkushtimin ndaj Kur’anit Fisnik.

Në këtë manifestim morën pjesë personalitete të rëndësishme fetare dhe institucionale. Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, mbajti një fjalim rasti ku theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe studimit të Kur’anit në jetën e besimtarëve. Gjithashtu, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, i cili vlerësoi përkushtimin e garuesve dhe punën e të gjithë atyre që kontribuan në organizimin e këtyre garave.

EkoHigjiena

Një moment i veçantë artistik dhe shpirtëror i manifestimit ishte performanca me lexim të Kur’anit nga hoxha Xhelal Kalloshi, i cili me zërin e tij përcolli një atmosferë të veçantë devotshmërie dhe përkushtimi.

Në përfundim të manifestimit u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë garuesit, si shenjë vlerësimi për përpjekjen dhe angazhimin e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Po ashtu, KBI në Gjilan shtroi iftar në restorantin “Astoria”, ku morën pjesë garuesit, mysafirët, studentë nga Universiteti “Kadri Zeka”, medresantët e paraleles së Gjilanit, si dhe të rinjtë nga Forumi Rinor.

Gjatë këtij iftari u ndanë edhe shpërblimet për fituesit e secilës kategori, duke nderuar tre vendet e para për suksesin dhe arritjet e tyre në garat e Kur’anit.

Ky aktivitet përbën një dëshmi të rëndësisë që i kushtohet edukimit fetar, përhapjes së vlerave islame dhe motivimit të brezave të rinj për t’u lidhur më fort me Kur’anin Fisnik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.