DYLON

Në Gjilan u organizua tryeza me temën “Ndikimi i gruas në tolerancën fetare”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të Muajit të Tolerancës dhe Solidaritetit që po organizohet në tetor me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, në Gjilan është mbajtur sot një tryezë me temën “Ndikimi i gruas në tolerancën fetare”, i realizuar në bashkëpunim me organizatën “UN Women”.

Në takim ka marrë pjesë kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, krerët e bashkësive fetare në Gjilan, përfaqësues të policisë lokale dhe regjionale, sikurse edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të grave.

EkoHigjiena

Në emër të kryetarit Haziri, ka folur kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila vlerësoi se gruaja gjilanase ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në aspektin e tolerancës fetare.

Poashtu, Bunjaku-Rexhepi tha se me vetë faktin se qytetarët i kanë besuar asaj për të qenë në pozitën e kryesueses, tregon për tolerancën dhe avancimin e gruas në Gjilan.

Sylejman Osmani, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, theksoi rëndësinë që gruaja në Gjilan ka pasur në avancimin e tolerancës, duke shtuar se çdo ditë, me ligjëratat e tyre punojnë që të ketë një dinjitet në trajtimin e gruas.

Ai tha se debatet e tilla i japin mundësi që t’i promovojnë vlerat e mira të fesë, tolerancës dhe bashkëjetesës mes të gjitha komuniteteve.

Përfaqësëuesi i Kishës Katolike, Don Dominik Qerimi, ka pohuar se tryezat e tilla shërbejnë që të afrohemi me njëri-tjetrin, ndërkaq përfaqësuesi i Kishës Protestante, Naim Bllaca, është shprehur se përmes këtyre takimeve në kuadër të muajit të tolerancës, e kanë parë se sa shumë gjëra kanë nevojë t’i diskutojnë mes vete.

Komandanti i Policisë lokale në Gjilan, Remzi Azemi, ka thënë se toleranca fetare në Gjilan ka nevojë që të shtrihet në të gjitha sferat e jetës, dhe për këtë, shtoi se kontribut shumë të rëndësishëm mund të japin krerët e bashkësive fetare.

Ndryshe, kryetari Haziri ka paralëjmëruar dje se më 1 nëntor Komuna e Gjilanit do të filloj pastrimin e varrezave myslimane dhe katolike, sikurse që tha se do të bëhet edhe konzervimi i këtyre varrezave, pasi Komuna do të bëjë vend për varrezat e reja të qytetit si për komunitetin mysliman, ashtu edhe për atë katolik dhe protestant./2L ONLINE/