Në Gjilan është mbajtur sot gara Shtegu i Lirisë me fëmijët e lindur në vitin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryetari Lutfi Haziri, tha se nisja e kësaj gare tek Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK’së, është simbolikë e veçantë për vlerësimin e lartë për këtë institucion dhe për t’i kujtuar dëshmorët, heronjtë dhe martirët e kombit që u flijuan për ditët e lirisë që Gjilani dhe Kosova po i gëzon tash e 20 vjet.
I pari i Gjilanit konfirmoi se ky aktivitet me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë do të jetë tradicional dhe do të mbahet për çdo vit.
Fillimin e kësaj gare e kanë përshëndetur edhe majori i FSK’së, Arben Avdyli dhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, major Alban Ramushi.