DYLON

Në Gjilan u mbajt mitingu ndërkombëtar i motoristëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE – Qytetarët e Gjilanit janë mahnitur dje gjatë tërë ditës nga mitingu ndërkombëtar i motoristëve, të cilët kanë zbarkuar nga të gjitha trojet shqiptare, pastaj nga Zvicra, Gjermania, Austria si dhe vendet e rajonit.

Kjo ngjarje është organizuar nga “Steelwings MC Gjilani” me përkrahjen e parazervë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Qindra motoristë kanë bërë parada për qytetarët e Gjilanit, ngjarje kjo që është vlerësuar si 0e paparë deri më tani në këtë qytet.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe si një Panair ndërkombëtar të motoristëve, ndërsa ka shprehur zotimin se edhe në vitet tjera Gjilanit do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje me mbështetje të plotë.

“Gjilani është i hapur dhe mirëpret ngjarjet si kjo, e cila e ka dhënë hijeshi qytetit. Është shumë e rëndësishme që Gjilanin po e shëndrrojmë në një qendër të zhvillimeve rekreative, kulturore, e sportive. Këtë ngjarje do ta cilësoja edhe si Panair ndërkombëtar të motoristëve. Unë shpreh zotimin tim që Komuna e Gjilanit do të përkrah këtë ngjarje edhe në të ardhmen dhe Gjilani do jetë i gatshëm që të jetë nikoqir i kësaj ngjarje edhe në vitet tjera”, tha kryetari Haziri.

Festa ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes me rock koncert, i mbajtur para Teatrit të Qytetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.