DYLON

Në Gjilan u mbajt Festivali i Parë i Baletit dhe Kërcimit Modern në Kosovë

Në Gjilan u mbajt Festivali i Parë i Baletit dhe Kërcimit Modern në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Gjilanit u shënua një moment i rëndësishëm për artin dhe kulturën, me organizimin e Festivalit të Parë të Baletit dhe Kërcimit Modern në Kosovë. Ky festival unik mblodhi mbi 300 fëmijë dhe të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke e shndërruar Gjilanin në qendër të kërcimit dhe artit skenik.

Sipas organizatorëve, përkatësisht Shkollës së Vallëzimit “Dancing House”,  pjesëmarrësit u paraqitën me koreografi të ndryshme nga baleti klasik deri te kërcimi modern, duke demonstruar talent, përkushtim dhe kreativitet të jashtëzakonshëm. Performancat u vlerësuan nga një juri profesionale ndërkombëtare, e përbërë nga njohës dhe profesionistë të fushës së baletit dhe kërcimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

EkoHigjiena

Naski Ahmeti nga Shkolla e Vallëzimit “Dancing House”,  ka bërë me dije se Festivali kishte për qëllim promovimin e artit të kërcimit, shkëmbimin e përvojave mes shkollave dhe grupeve të ndryshme, si dhe mbështetjen e talenteve të reja. Organizimi i këtij festivali përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit kulturor dhe artistik, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e artit.

Sipas saj, ky aktivitet u prit me entuziazëm të madh nga publiku dhe konsiderohet si një ngjarje që pritet të kthehet në traditë në vitet në vijim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.