DYLON

Në Gjilan u mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “LYRA”

Në Gjilan u mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “LYRA”
Avatar photo Redaksia

Është mbyllur me suksese Festivali i Këngês për Fëmijë “LYRA”. Para publikut të reduktuar u paraqitën 15 këngë të bukura të cilat dhanë, secila prej tyre, një mesazh për botën fëmijërore dhe shpresën për të ardhmen e ndritur që kanë.

Në një ambient fantastik të krijuar në skenën e Teatrit të Qytetit, juria profesionale, fituese e shpalli këngën “Muzikë pa kufij” të interpretuar nga Ilda Nuhiu, vendin e dytë e mori solisti i talentuar Shero Dushica më këngën “Vëllezërit” dhe dueti Luina dhe Reina Hyseni me këngën “Shokë dhe shoqe”.

Gjithashtu vendi i tretë u nda nga Arrita Marku me këngën “Miss Gjirafa” dhe Amar Dobreva me këngën “Sa shumë i dua”.

EkoHigjiena

Çmimi i publikut i takoi kêngês “Borëbardha me soliste Arnisa Hetemi dhe Çmimi Lyra këngës “Feeling good” nga Yllza Hasani.

Organizatori u kujdes që të gjithë fëmijët, pjesëmarrêsit tjerë, të shpërblehen me cmime për kêngët e bukura të cilat ia dhuruan publikut. Juria profesionale e përbërë nga prof. Nizaqete Gagica, prof. Sami Piraj dhe dirigjentes Florentina Rushiti, ndau edhe çmimin tanimë tradicional për kompozitorin më të suksesshëm z. Naser Dula.

Drejtori i festivalit z. Kushtrim Jakupi, tha se të gjithë pjesmarësit, këngët dhe interpretimet e të cilëve u përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit janë fitues, duke u ndarë shumë i kënaqur që edhe përkundër rrethanave të vështira është arritur të ruhet kontinuiteti i Festivalit dhe se me shumë sukses po vazhdohet në dekadën e dytë të veprimtarisê së “Lyrës”.

Jakupi shpreson se edicioni i ardhshëm të na gjejë në normalitet dhe me shumë e shumë këngë tjera të bukura.

Ai, gjithashtu falënderoi, Komunën e Gjilanit -Zyren e Kryetarit Lutfi Haziri , DKRS’në me drejtoreshën Deniza N Limani dhe Ministrinë e Kulturês pêr mbêshtetjen e festivalit si dhe të gjithë

fëmijët pjesëmarrês, prindërit për ndihmën por edhe stafin e gjerë të festivalit, “Korabi” për dritat, “Dj Albani” për zërimin, “ArtFabe” për video asistencên, “Pexi-design” për plaketet “ABC Design” për skenën e shkëlqyeshme, etj.

Përvec solistêve konkurrues, në festival u paraqitën edhe solistë musafirë, Eja Kida, Eloise Kosumi, Anik Murati dhe shtêpia e vallêzimit “Dancing house” të cilêt i dhënë shkëlqimin edhe më të madh festivalit duke i bashkangjitur këtu edhe moderimin e artistit të njohur Fatmir Spahiu dhe këngëtares Triola Jakupi. /2lonline.COM/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.