DYLON

Në Gjilan u mbajt ekspozita ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor”

Në Gjilan u mbajt ekspozita ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor”
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është mbajtur ekspozita ndërkombëtare e arteve të bukura “Salloni Vjeshtor”, që ka mbledhur artistë nga shumë vende.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe ka thënë se është kënaqësi e veçantë që është pjesë e edicionit të trembëdhjetë me radhë.

“Arti ka vetëm një gjuhë, të cilën e kuptojnë të gjithë. Komuna dhe kryetari Lutfi Haziri, i ka mbështetur gjithmonë aktivitetet dhe ngjarjet e tilla dhe se i motivojnë artistët që edhe në të ardhmen të merren me këtë veprimtari”, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini, që ka hapur edicionin e sivjetmë.

EkoHigjiena

Fillimisht Jeton Rexhepi, ka thënë se tema e sivjetme e “Sallonit…” ishte nudo, temë kjo që nuk punohet shumë dhe që është specifike.

Ai tha se secili student i artit e ka provim edhe këtë lloj të punimit dhe ka rikujtuar se në Shqipëri ishte Pjetër Marubi që bëri foton e parë nudo, derisa në Kosovë me këtë temë ka qenë tejet i preokupuar Fahredin Spahiu.

Rexhepi ka thënë se janë përpjekur që të thejnë këtë mentalitet dhe ka shtuar se kjo ekspozitë është ndërkombëtare.

Arian Rexhepi, piktor akademik dhe organizator i kësaj ngjarje, ka thënë se juria ka përzgjedhur punimet më të mira dhe ka dhënë këtë vlerësim:

Vendi i Parë: Evi Kirmakidou – Greqi
Vendi i Dytë: Meri File – Shqipëri
Vendi i tretë: Alma Islamaj – Kosovë
Cmimi special: Brilant Milazimi – Kosovë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.