DYLON

Në Gjilan u mbajt dëgjimi i pestë publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2016

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas katër dëgjimeve publike që janë mbajtur në fshatra, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka mbajtur sot dëgjimin e pestë publik me qytetarët, që është i fundit për planifikimin e buxhetit për vitin 2016.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, tha se qëllimi është që të bashkëbisedojmë më qytetarët për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të qytetarëve.

EkoHigjiena

Maliqi tha se buxheti për vitin 2016 është 21.354.700 euro, ku planifikohet të shpenzohen për paga dhe mëditje 14 milionë euro ose 67% për qind e buxhetit, ndërkaq për mallra dhe shërbime tha se janë paraparë 11 për qind më pak dhe në vend të kësaj kategorie, do të shpenzohen për investime.

Drejtori për Buxhet dhe Financa tha para qytetarëve se për subvencione janë paraparë 554 mijë euro, të cilat kryesisht do të shkojnë për bujqësi, pastaj në kulturë, rini e sport e shëndetësi.

Ndërkaq, 3.4 milionë janë ndarë për investime kapitale që përfshinë zhvillimin ekonomik, ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, ujësjellësit, nënkalimeve, trotuareve, pastaj për kadastër dhe gjeodezi, urbanizëm, shëndetësi e arsim.

Me pyetje e kërkesa janë paraqitur shumë qytetarë, që kryesisht kishin të bënin me investime në infrastrukturë dhe drejtori Maliqi u zotua se të gjitha do të merren parasysh dhe me kapacitetet komunale do të realizohen.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka shfaqur shpresën se me ndikimin e kryetarit Lutfi Haziri, përmes ministrive do të thithen mjete bukur të mëdha për investime në shumë lëmi.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe shefi i Grupit të Këshilltarëve nga radhët e LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu, i cili i ka falënderuar për ardhjen në numër kaq të madh në këtë dëgjim publik për buxhetin. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.