DYLON

Në Gjilan u mbajt debati me temën “Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në Mërgatë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit, për nderë të mërgimtarëve, ka organizuar sot një debat me temën: Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në mërgatë, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga Gjilani dhe mërgata.

Debatin e ka përshëndetur shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente i ka mbështetur të rinjtë gjilanas, përfshirë nxënësit, studentët e organizatat rinore me anë të bursave e subvencioneve.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, ka thënë se Komuna e Gjilanit ofron programe të ndryshme, përfshirë vullnetarizmin rinor, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve etj., derisa ka përmendur faktin se tashmë me objektin e ri modern, është lehtësuar puna për funksionimin e të rinjve në këtë Komunë.

Në debat kanë dhënë kontributet e tyre interesante edhe Diar Ramadani, Alora Hyseni, Valdrin Halimi, Indira Syla, Arlind Ajvazi, Fatlum Agushi etj.

Ndërkohë, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, sot në ora 17:00 mbahet aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, para platosë së teatrit të qytetit.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.