• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Art/Kult
  3. Në Gjilan u hap ekspozita e librit
Art/Kult

Në Gjilan u hap ekspozita e librit

Redaksia 2LONLINE 9 Gusht, 2021 3 minuta lexim
 Në Gjilan u hap ekspozita e librit

Në kuadër të Manifestimit të përvitshëm në Gjilan, i njohur tashmë me emërtimin, “Ditët e Mërgatës”, Ars Clubi “Beqir Musliu”, përmes Shtëpisë Botuese me të njëjtin emër ka organizuar ekspozitën treditore të librit.

Ekspozita, me botimet më të reja të këtij viti si dhe të viteve të fundit, u hap në oborrin e Muzeut Etnologjik (ish Shkolla e Muzikës), duke ua mundësuar kështu dashamirëve të librit që krahas ekspozitës së librit ta vizitojnë edhe muzeun, transmeton Portali 2LONLINE.com..

Në hapjen zyrtare të ekspozitës së Librit, Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubi “Beqir Musliu”, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve të larmishme që po i bënë Komuna e Gjilanit për mërgimtarët, këtë vit për herë të parë, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, iu është bashkangjitur këtyre veprimtarive kulturore për ta begatuar këtë verë edhe me këtë aktivitet, që libri sadopak të na freskojë memorien kolektive, por edhe të jetë sa më i pranishëm te lexuesi.

Rrustemi tha se në dy tavolina kanë ekspozuar botimet e 2-3 viteve të fundit, duke përfshirë edhe mbi 70 tituj të ri librash, përfshirë edhe botimet e këtij viti, disa që përherë të parë paraqiten mu në këtë ekspozitë.

Ai tha se është një mundësi e mirë që lexuesi ta vizitojë këtë ekspozitë dhe të gjej librin që dëshiron, transmeton 2LONLINE.com.

Rrustemi tha se ky panair i vogël nuk mëton shitjen e librit, por për t’i prezantuar botimet e SHB “Beqir Musliu”, për më tepër për t’iu bashkangjitur këtij manifestimi për mërgimtarët, për t’i nderuar ata edhe në këtë mënyrë, sepse, nga një ekzemplarë i këtyre botimeve do t’u jepet gratis mërgimtarëve dhe nëse eventualisht ka ndonjë interesim për të blerë më shumë libra, atëherë librat e ekspozuar mund edhe të shiten me një zbritje prej 20 për qind.

Përndryshe, librat në kuadër të kësja ekspozite do të ekspozohen edhe në dy ditët tjera prej orës 17:00, për disa orë, ku dashamirët e librit do të kenë mundësi ta vizitojnë këtë ekspozitë, por edhe muzeun etnologjik. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Ars Club Beqir Musliut ekspozita libri panairi Sabit Rrustemi
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com