DYLON

Në Gjilan të enjten fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit gjatë ditës së nesërme fillon me fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor për eliminimin e insekteve të cilat janë pengesë për qytetarët, veçanërisht gjatë kohëve të nxëhta të verës, kur edhe lajmërohen në hapësirë gjithandej insekte të ndryshme, për të cilat është i domosdoshëm ky intervenim i kësaj natyre.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se pas fazës së parë e cila është kryer gjatë muajit qershor, vazhdon faza e dytë dezinsektimit.

EkoHigjiena

“Faza e parë e dezinsektimit është kryer gjatë muajit qershor, dhe kështu do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë të këtij procesi. Gjendja në terren është përmirësuar menjëherë pas intervenimit të fazës së parë, por do të vazhdojmë konform kontratës edhe me fazën e dytë dhe të gjitha fazat tjera të cilat janë të parapara. I kemi tashmë prej kohësh të evidentuara edhe pikat më të ndishme që kërkojnë intervenim të menjëhershëm dhe gjatë ditës së nesërme, konkretisht në orën 20:00 të mbrëmjes për të vazhduar dy ditë me radhë”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Hajrullahu ka apeluar tek të gjithë bletarët, që për dy ditët e ardhshme t’i mbajnë të mbyllura bletët, ngase materia me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të shkaktoj dëme në shoqëritë e bletëve. ​/2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.