DYLON

Në Gjilan shpërndahen 30 pako ushqimore për familjet në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimët e Ballkanit” me seli në Prizren, kanë shpërndarë sot 30 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Nexhat Hajrullahu, ka falënderuar kryetarin e shoqatës, Halil Kastrati për këtë donacion, duke thënë se është shumë i rëndësishëm për familjet me gjendje të rëndë sociale, duke ua lehtësuar sadopak jetesën.

EkoHigjiena

Vlera e një pakoje ushqimore është 120 euro. Gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit ka bërë shpërndarjen edhe të qindra pakove ushqimore për familjet në nevojë, në bashkëpunim me njerëzit e vullnetit të mirë.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.