DYLON
12 MAJI

Në Gjilan shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Në Gjilan shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
Avatar photo Redaksia
Drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, së bashku me kryeinfermieren Violeta Hasani Mustafa, kanë shpërndarë mirënjohje për disa infermierë të dalluar nga të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, si shenjë falënderimi për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë – 12 Majit, në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është shënuar kjo ditë me aktivitete të ndryshme në nder të infermierëve dhe stafit shëndetësor, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në kujdesin ndaj pacientëve dhe komunitetit.

Drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, së bashku me kryeinfermieren Violeta Hasani Mustafa, kanë shpërndarë mirënjohje për disa infermierë të dalluar nga të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, si shenjë falënderimi për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

EkoHigjiena

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për këtë ditë, nën monitorimin e koordinatoreve Xhevahire Ymeri dhe Mesefare Maliqi, para çdo QMF-je dhe AMF-je janë realizuar matje falas të tensionit arterial dhe glukozës për qytetarët kalimtarë, ndërsa stafi infermieror ka ofruar këshilla dhe edukim shëndetësor për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Këto aktivitete kanë pasur për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe rolin e infermierëve në komunitet.

Po ashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe drejtoreshën e shëndetësisë, Mimoza Kadriu, është organizuar edhe një koktej rasti, ku u shpreh respekt dhe mirënjohje për punën e palodhshme të infermierëve dhe profesionistëve shëndetësorë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.