DYLON

Në Gjilan shënohet “Dita e Kulturës Japoneze”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, në kuadër të javës së vendeve mike të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), ka shënuar sot “Ditën e Kulturës Japoneze” me aktivitete kulturore e sportive.

I pranishëm në ngjarje ka qenë nënkryetari Rexhep Kadriu, përfaqësues të agjencionit JICA, kryetarja e shoqatës “JAAK”, Nezakete Hakaj, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” si dhe qytetarë të interesuar.

EkoHigjiena

“Në kuadër të ditëve të diasporës, Komuna e Gjilanit po organizon javën e vendeve mike të cilat e kanë ndihmuar Komunën tonë në forma të ndryshme. Me këtë rast e falënderoj JICA-n për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Gjilanit dhe besojmë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Sot do të kemi aktivitetet e prezantime, derisa i kemi edhe përfaqësuesit nga shteti japonez të cilët do të demonstrojnë teknikat e tyre, sikurse e kemi edhe klubin e xhudos nga Gjilani. Ju uroj të kaloni mirë sot”, u shpreh me këtë rast nënkryetari Kadriu, i cili ka folur në emër të kryetarit Lutfi Haziri.

Kryetarja e shoqatës “JAAK”, Nezakete Hakaj, e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mundësi që të promovohet tradita dhe kultura japoneze.

“E falënderoj Komunën e Gjilanit që e ka mundësuar që të promovohet tradita dhe kultura japoneze, shtet ky nga të parët që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i shoqatës sonë është që t’i shpërndajmë njohuritë që i kemi marrë në Japoni, t’i marrim eksperiencat dhe t’i zhvillojmë edhe më tej sikur shteti i zhvilluar i Japonisë në aspektin e indistrisë, por edhe me një traditë dhe kulturë të lashtë”, u shpreh zonja Hakaj.

Në këtë ngjarje është demonstruar aktiviteti i xhudos nga klubi i xhudos “Gjilani”, është realiuar një program kulturo-artistikë, një ekspozitë me gjëra japoneze, e aktivitete tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.