DYLON

Në Gjilan shënohet dita botërore e Autizmit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizmin është shënuar sot edhe ne Gjilan me një aktivitet të organizuar Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në bashkëpunim me Këshilli i Veprimit Rinor Lokal.

Në këtë aktivitet për ndërgjegjësimin e qytetarëve për Autizmin ka marrë sot pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha ndërgjegjësimi i qytetarëve për këtë kategori të shoqërisë është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

EkoHigjiena

“Në këtë ditë dua të rikonfirmoj zotimin e kryetarit Haziri për ndihmë me të gjitha kapacitetet komunal për këtë dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Aktiviteti i sotshëm është shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë kategori të shoqërisë, e cila ka nevojë për ndihmën tonë në të gjitha nivelet”, është shprehur kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Përfaqësues të KVRL-së në Gjilan kanë shpërndarë fletushka informuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me këtë sëmundje.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri në këtë vit ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e “Handikos”, Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, me pretendimin e përkujdesjes komunale edhe për shoqatat tjera, të cilat kujdesen për njerëzit me nevoja të veçanta. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.