DYLON

Në Gjilan shënohet 20-vjetori i themelimit të Shoqatës së të Verbërve

Në Gjilan shënohet 20-vjetori i themelimit të Shoqatës së të Verbërve
Avatar photo Redaksia

Është shënuar në Gjilan 20-vjetori i themelimit të Shoqatës së së Verbërve, e cila është bërë nën përkujdesjen e kryetarit, Lutfi Haziri.

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë nënkryetari Arbër Ismajli, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, menaxheri i Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani e përfaqësues të tjerë.

Në fjalën e rastit, kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e kësaj ngjarje dhe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për këtë kategori të shoqërisë.

EkoHigjiena

“Dua t’ju falënderojmë përzemërsisht për krejt mbështetjen që e kemi pasur në këto 20 vite, në realizimin e të drejtave tona, si në aspektin ligjor, po ashtu edhe aspektin e realizimit të aktiviteteve, të cilat kanë qenë udhërrëfyes për t’i mbërrirë qëllimet tona. Ne si komunitet e kemi një ëndërr, që një ditë komuniteti me aftësi të kufizuar të mos jetë më barrë e shoqërisë, por të jetë i aftë, i pavarur dhe i zoti për vete dhe familjet e tyre”, ka thënë Spahiu.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Selami Xhemaili, në emër të kryetarit Haziri, i ka uruar kësaj shoqate 20-vjetorin e themelimit, sikurse që i ka përgëzuar për punën dhe aktivitetet e tyre.

“Ju sigurojmë që ne si institucione do të vazhdojmë t’ju mbështesim në projektet dhe kërkesat tuaja me të gjitha kapacitetet tona komunale, për personat me aftësi të kufizuara e për shoqatat e tyre”, ka thënë Xhemaili.

Në këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Forumit të Personave me Aftësi të Kufizuara, Bujar Kadriu, drejtori i Administratës së Përgjithshme të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Mexhit Foniqi, drejtori i Qendrës burimore për mësim dhe këshillim në shkollën “Xheladin Deda” në Pejë, Xhavit Kastrati dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu.

Në fund, janë ndarë mirënjohje falënderimi për avansimin e të drejtave të të verbërve të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.