DYLON

Në Gjilan qeni “Bred” suprizon fëmijet e institucioneve parashkollore

Në Gjilan qeni “Bred” suprizon fëmijet e institucioneve parashkollore
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit, në kuadër të sigurisë në bashkësi me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ICITAP-it, Policisë në Bashkësi dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, janë vizituar dy çerdhet e Gjilanit, “Ardhmëria II” dhe ajo në lagjen “Dardania”, me protagonistin qenin Brad i cili ka cilësi terapeutike dhe zbuluese te fëmijët në moshën e hershme të tyre nga stresi dhe traumat.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në këto aktivitete janë ndar të kënaqur, e posaçërisht fëmijët për të cilët vizita nëpër klasat e tyre nga një qen ishte një surprizë dhe interesim i veçantë.

Ky projekt ka bërë që fëmijët të kenë edhe rolin e policit në trafik, ku kanë ndaluar disa vetura në qarkullim dhe njëkohësisht kanë bërë që të njoftohen për rregullat e policisë dhe komunikimin e mirë me qytetarët në trafik.

EkoHigjiena

Në kuadër të sigurisë në bashkësi, Komuna e Gjilanit me mekanizmat e saj, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet në nivelin lokal, falë edhe angazhimit maksimal që ka dhënë ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, po punon në mënyrë permanente për promovimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike fetare apo edhe dallime në moshë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.