DYLON

Në Gjilan provovohet libri “Lulet dhe Lotët e Kosovës” i poetit francez Jean Yves Carlen

Lulet dhe Lotët e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në vigjilie të Ditës Ndërkombëtare të Librit, nën organizimin e Komunës së Gjilanit, sot në Universitetin “Kadri Zeka” është promovuar libri “Lulet dhe Lotët e Kosovës”, ië autorit francez dhe mikut të madh të viteve më të vështira për Kosovën dhe Gjilanin, lobuesin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Jean Yves Carlen.

Pos autorit, pjesëmarrës në ngjarje ka qenë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues nga Ambasada e Francës në Kosovë, shkrimtarë e artdashës.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Jean Yves Carlen e ka takuar në vitin 1995 së bashku me veprimtarin Ilir Mustafa, duke thënë se këtë rrugë të gjatë të vështirësive e robërisë, poeti dhe miku i Gjilanit e ka kaluar bashkë me popullin e Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë se ishte pikërisht marrëveshja e bashkëpunimit me Komunës së Luterbach të Francës, e nënshkruar në vitin 1996, që i dha një shpresë qytetit të Gjilanit, për të shtuar se për komunën tonë dhe qytetarët e saj, Jean Yves Carlen do të mbetet përherë një autor, poet, një mbështetës dhe një krah i fuqishëm për Gjilanin në rrethana shumë të vështira.

“Sot e asaj dite, vazhdon mbështetja e shoqatës “MAN” ndaj arsimtarëve të gjuhës frënge e nxënësve dhe për këtë i falënderoj shumë”, tha Haziri, duke uruar poetin për librin e tij.

Poeti francez, Jean Yves Carlen, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin 20-vjeçar, me pak fjalë, tha se këtë libër ia kushton veprimtarit të madh të Gjilanit dhe Kosovës, Ilir Mustafa, të cilin theksoi se e njohu në angazhimet e tij kryesore dhe organizim të lobit shqiptarë në Francë përmes shoqatës “Kosova-Ansambël”.

Kurse, duke e vlerësuar lartë veprën e francezit, shkrimtari Anton Nikë Berisha, ka thënë se është kënaqësi e veçantë të veresh marrëdhënien e autorit me vendin tonë, me botën tonë dhe me njerëzit tanë.

Vlerësim të lartë për këtë libër ka dhënë edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur gjilanas, Sabit Rrustemi, përderisa studiuesi dhe kritiku letrat, Sherafedin Kadriu, tha se mjafton veç titulli i veprës “për të na rikthyer përmallshëm e trishtueshëm, por edhe edhe guximshëm në vitet 90’ta në shekullin e pacifizmit në Ballkanin plot barot”.

“Ky formësim e kushtëzim i autorit, i nxjerrë nga konteksti kohor e letrar, ka shpërfaqur rezistencë pa dhunë në njërën anë dhe shtypje diktatoriale në anën tjetër”, tha Kadriu.

Këtë libër me poezi e ka përkthyer profesori Tahir Dalipi, i cili tha se është përkthimi i tij i parë dhe se e pati mjaftë të vështirë të nxjerrë në dritë për lexuesit shqiptarë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.