DYLON

Në Gjilan pritet të nis së shpejti ndërtimi i kampusit universitar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim u.d. rektorin e Universitetit Publik Gjilanit “Kadri Zeka”, Naim Syla. Kryetari Haziri dhe u.d. rektori Syla kanë diskutuar për bashkëpunimin, koordinimin dhe rolin e Komunës së Gjilanit në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi, drejtimet dhe kushtet e studimeve.

Poashtu, në këtë takim kryesisht është folur për kampusin universitar, i cili do të nis së ndërtuari së shpejti, në vendin ku aktualisht është FSK-ja.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri tha se kampusi universitar do të realizohet në bashkëpunim me rektoratin dhe me qeverinë, i cili do të ofrojë mundësi shumë më të mira për studime sa më cilësore me kushte shumë më të favorshme për studentët.

U.D. rektori i Universitetit Publik Gjilanit “Kadri Zeka”, Naim Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e dhënë si dhe për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm që të kemi një universitet cilësor në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.