DYLON

Në Gjilan prezantohet projekti i konkurrueshmërisë dhe gatishmnërisë për eksport

Në Gjilan prezantohet projekti i konkurrueshmërisë dhe gatishmnërisë për eksport
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sot është prezantuar para bizneseve gjilanase projekti i Konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë, që financohet nga Grupi i Bankës Botërore dhe përfitues mund të jenë bizneset në fushën e përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe gatishmërisë së tyre për eksport të mallrave.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka thënë se kjo është një mundësi ideale për bizneset sepse mundëson pos tjerash edhe certifikimin apo standartin e produkteve, pastaj qasjen në shërbime për zhvillimin e biznesit.

“Ky program ofron mundësinë për ISO Standarte dhe certifikim të produkteve në fushën e ngritjes së standardit, kurse në aspektin e trajnimit parashihen nivelet e paketimit, etiketimit dhe dizajnit, duke mos lënë anash as teknologjinë marketingun, hulumtimin e tregut dhe trajnimin professional të stafit”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë në këtë takim kanë njoftuar të pranishmit edhe detajet tjera që parasheh ky projekt duke përfshirë edhe format e granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Njëkohësisht, është bërë e ditur se vlera e granteve është nga 5 mijë euro deri në 46 mijë e 800 euro për certifikimet dhe standardet për bizneset, ndërsa grantet për trajnime si paketim, etiketim, dizajn, marketing kanë financim prej 5 mijë deri në 25 mijë euro dhe aplikacioni duhet të kaloj pikët mbi 65 sosh në bazë të kritereve që ka paraqitur Ministria dhe donatori nga Banka Botërore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.