DYLON

Në Gjilan po mbahet konferenca e II-të shkencore regjionale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nën organizimin e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, ka nisur sot në Gjilan konferenca e II-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temën “Sundimi i ligjit, siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”, në të cilën ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe përfaqësues të jetës institucionale e universitare.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i ISLD-së, Flamur Hyseni, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për përkrahjen e vazhdueshme që ia ka dhënë organizimeve të institutit në fjalë, siç është edhe kjo tryezë shkencore.

EkoHigjiena

Ai tha se tema është i nderuar për praninë e një numri kaq të madh në këtë tryezë kaq të madhe shkencore me temën mjaft të ndjeshme “Sundimi i ligjit, siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, një fjalë rasti pati nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili është shprehur se ndihet i privilegjuar që sot në Gjilan po mbahet kjo konferencë shkencore, e cila po bëhet tradicionale dhe më një përfshirje të gjerë në shumë aspekte.

“Tema e zgjedhur është shumë qenësore për një shtet të ri demokratik. Duhet theksuar se pa sundimin e ligjit dhe sigurisë publike nuk mund të ketë zhvillim sepse siguria është mbështetëse dhe nxitëse e zhvillimit ekonomik. Falënderoj ISLD-në që po bënë një punë të jashtëzakonshme, ku sot po e lason librin “Reforma”. Ju dëshiroj një konferencë të mirë dhe ju falënderoj për kontributin tuaj që do ta jepni sot për sundimin e ligjit dhe sigurisë publike e cila ka impakt të drejtpërdrejt në ekonomi”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Konferenca po i vazhdon punimet me kontributet e të pranishme të tjerë nga shtetet e rajonit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.