Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, sot në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prani të përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve.
Vendosja e kësaj embleme në hapësirën publike të qytetit është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që kontribuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm. Lavdi dëshmorëve të kombit! Gëzuar 28 Nëntorin!”, thuhet në njoftimin e Komunës. /2LONLINE/
