DYLON

Në Gjilan përmbyllet festivali treditor “Wine and Beer festival”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është përmbyllur mbrëmë festivali treditor “Ëine and Beer festival”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me iniciativë të OJQ “Wine and Beer festival”.

Ky festival i prodhuesve të birrës dhe verës mblodhi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të interesuar për këto produkte.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, icili ka qenë prezent në përmbyllje, ka thënë se e rëndësishme e këtij festivali është se janë vënë ura të rëndësishme dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit mes bizneseve të prodhimit dhe atyre të shitjes e që do të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të vogël dhe atyre të mesme.

“Wine and Beer festival” është mbajtur për tri ditë me radhë, duke nisur nga data 24-26 korrik. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.