DYLON

Në Gjilan përgatitje të larta për testin e arritshmërisë

Në Gjilan përgatitje të larta për testin e arritshmërisë
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit me përgatitjet e bëra nga Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit në mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, sot është mbajtur testi i arritshmërisë, i cili është organizuar në shtatë qendra në qytet me gjithsej 77 paralele nga të gjitha shkollat e Gjilanit.

Në fjalën e saj gjatë vizitës me stafin e drejtorisë dhe të MASHT-it, ushtruesja e detyrës së drejtorit të arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se falë angazhimit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe personelit nga DKA dhe MASHT-i, gjithçka ka nisur me kohë dhe conform rregullave të testimit.

“Është një test me rëndësi të madhe për nxënësit e shkollave tona. Të gjitha përgatitjet janë bërë në atë formë që gjithçka të jetë në rregull dhe sipas planifikimit. Gjilani ka 1446 nxënës të klasave të nënta që sot i nënshtrohen testimit të arritshmërisë, në shtatë qendra të testimit me gjithsej 77 paralele të komunitetit shqiptarë dhe dy të komunitetit turk”, ka thënë Kastrati-Haziri.

EkoHigjiena

Ajo më tej ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë nga Policia e Kosovës dhe gatishmërinë e kujdesit të shëndetësisë primare në Gjilan për shëndetin e nxënësve.

Kurse, drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Fitore Malaj, ka thënë se gjithçka ka qenë e përgatitur dhe e gatshme për ta organizuar testimin në këtë shkollë dhe nuk janë shënuar parregullësi, apo ngecje në organizim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.