DYLON

Në Gjilan nis seminari dyditor për Trashëgiminë Kulturore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe në koordinim me Ambasadën e Francës në Kosovë, ka nisur sot seminari dyditor për Trashëgiminë Kulturore.

Seminarin e ka hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërkaq kontributet e tyre i kanë dhënë edhe Sophie Matadier – kryetare e Beaulieu-lès-Loches, përfaqësuese e ANVPAH&VSSP, Faton Peci – këshilltar i ministrit të MKRS-së, Cadiev Slavko – kryetar i Komunës së Velesit në Maqedoni, sikurse edhe përfaqësues të tjerë nga komunat e Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, pasi u ka uruar suksese të pranishmëve, tha se shpreson që do të ndajnë përvoja të mira së bashku karshi trashëgimisë kulturore, e cila shtoi se është vlerë universale.

Haziri ka potencuar se Gjilani dhe Anamorava e ka trashëgiminë akoma të pazbuluar, duke theksuar se së bashku me MKRS-n dhe organizatat vendore e ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore do ta bëjnë këtë me mbështetjen e parezervë të Komunës së Gjilanit.

Këshilltari i ministrit të MKRS-së, Faton Peci, ka thënë se janë në vlug të punës sa i përket krijimit të një dokument-strategji për 10 vjetët e ardhshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa është shprehur se ruajtja e trashëgimsië kulturore është kategori kushtetuese

Sophie Matadier – kryetare e Beaulieu-lès-Loches, njëherit përfaqësuese e ANVPAH&VSSP në Francë, pohoi se ndihet e nderuar që po merr pjesë në këtë seminar, në të cilin do të diskutohet për rrjetin e qyteteve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Trashëgimia varet nga trashëgimia e gjeneratave të kaluara dhe ne duhet ta ruajmë dhe ta transmetojmë tek gjeneratat e ardhshme”, tha ajo.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Velesit në Maqedoni, Cadiev Slavko, ka përgëzuar organizatorët për këtë seminar, duke shfaqur bindjen se do të kthehen në Maqedoni shumë më i pasur në aspektin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Seminari për Trashëgiminë Kulturore po i vazhdon punimet, ndërkaq përmbyllet të mërkurrën.

Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri e ka dhënë zyrën e tij për Muzeun e qytetit në vitin e kaluar, i cili ka qenë premtim i tij në fushatën elektorale. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.