DYLON

Në Gjilan nis Olimpiada Matematike, mbi 100 nxënës pjesëmarrës​

Në Gjilan nis Olimpiada Matematike, mbi 100 nxënës pjesëmarrës​
Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Gjilan ka filluar të mbahet Olimpiada Matematike, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënës të klasave të IX, X, XI dhe XII.

Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka deklaruar se deri tani procesi i Olimpiadës po shkon mjaft mirë, ndërkaq ka theksuar se Gjilani po vazhdon të jetë shembull i organizimit cilësor të olimpiadave matematike.

Ai ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe që po i jep sektorit të arsimit, duke shtuar se falë përkrahjes së tij, Gjilani po vazhdon me qenë shembull i suksesit në këtë aspekt.

EkoHigjiena

Olimpiada Matematike Gjilani 2019 përfundon në ora 17:00 me shpalljen e fituesve dhe ndarjen e mirënjohjeve. Fituesit do të marrin pjesë në garat republikane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.