DYLON

Në Gjilan nis implementimi i platformës “Ora e Kodimit” me synim nxitjen e të rinjve për shkencat kompjuterike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjilani i është bashkangjitur sot eventit global “Ora e Kodimit”, i cili implementohet në 180 shtete të botës dhe në të cilin marrin pjesë mbi 100 milionë njerëz, përfshirë edhe edhe presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, themeluesin e rrejtit social Facebook, Mark Zuckenberg etj.

“Orën e Kodimit” e cila ka nisur në shkollën e mesme të gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe që implementohet nga “Almooc”, e ka mbështetur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili edhe ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje në mesin e shumë të rinjve, koderë gjilanas.

EkoHigjiena

Armend Ukshini, përfaqësues nga “Almooc”, është shprehur se “Ora e Kodimit” është një mundësi e jashtëzakonshme që ky mësim të nxitet tek të rinjtë, për të shtuar se është një rrotë e madhe po lëviz në drejtim të shkencave kompjuterike.

Nga ana e tij, kryetari Haziri tha se Gjilani është Komuna e parë që e ka nënshkruar marrëveshjen me “Almooc”, në kuadër të përpjekjeve të Komunës tona për të pasur qasje sa më shumë në teknologji informative.

“Jam i nderuar që marrë pjesë në këtë iniciativë globale. Ne i kemi përzgjedhur që gjimnazistët të jenë pjesë e saj, në kuadër të përpjekjeve tona për të pasur qasje sa më shumë në teknologji informative, edhe si administratë edhe si Komunë. Gjilani është Komuna e parë që e ka nënshkruar marrëveshjen me “Almooc” dhe ne jemi partner aktiv i tyre. Duke u bërë pjesë e kësaj iniciative, besoj shumë që do të jeni pjesë e IT në nivel global. Sot, ai që s’di ta përdorë teknologjinë njihet si analfabet sepse nuk ka qasje në informacionet globale”, tha Haziri.

Më pas, në mesin e shumë të rinjve gjimnazistë, koder është bërë edhe kryetari Haziri, i cili edhe është certifikuar në fund nga “Almooc”./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.