DYLON

Në Gjilan ngritet flamuri me portretin dhe vargjet e Agim Ramadanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me iden e voglushit nga Gjilani End Emini dhe me mbështetjen e kryetarit Lutfi Haziri, është ngritur sot flamuri me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani”, i cili qëndron pran shtatores së tij.

Flamurin me portretin dhe vargjet e Agimit e ngritën kryetari Lutfi Haziri, ideatori, End Emini, vajza e dëshmorit, Lorina dhe bashkëluftëtarët e Agimit, Bekim Arifi e Isa Agushi.

EkoHigjiena

“Sot përmes këtij gjeniu të vogël, End Eminit, dhe familjarëve e bashkëluftëtarëve të Agim Ramdanit ne e ngritëm flamurin me himnin e këtij kolosi. Ky flamur tashmë i përket fëmijëve të Gjilanit të cilët janë bërë pjesë e programit tonë. Agim Ramadani e ka flamurin kombëtar, flamurin e Brigadës 138 të UÇK-së, flamurin e Gjilanit dhe prej sot e ka himnin për të gjithë ne, vargjet e tij të njohura dhe portretin e tij që do të pushojë përskaj shtatores së tij”, ka thënë me këtë rast kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“I falemi Agimit për sakrificën e madhe, për fjalët e tij dhe për veprën e tij të madhe sikurse të gjithë dëshmorët e Gjilanit. Ai mbeti i treti në 100 vjet të historisë sinonim i lirisë dhe bashkimit të shqiptarëve kudo që janë, së bashku me Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin. Lavdi jetës dhe veprës së Agim Ramdanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shtuar Haziri.

Ne këtë ceremoni ka folur edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, vajza e dëshmorit Agim Ramadani, Loria dhe ideatori i kësaj vepre, vogëlushi End Emini.

Ngritja e flamurit me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani” është bërë në 16-vjetorin e çlirimit të Gjilanit. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.