DYLON

Në Gjilan nën përgatitje të mëdha është mbajtur testi i arritshmërisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i arritshmërisë për të gjithë nxënësit e klasave të nënta të Gjilanit, i organizuar në shtatë qendra me monitorim të 190 administruesve.

Me këtë rast gjatë drejtori i Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i shoqëruar nga stafi i kësaj drejtorie ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe sot 1856 nxënës i nënshtrohen testimit.

EkoHigjiena

“Stafi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në bashkëpunim edhe me drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, kanë përgatitur çdo gjë që sot ky proces të nis me kohë. Gjithashtu edhe testet janë shpërndar me kohë nga drejtoria, falë edhe angazhimit dhe bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Si drejtori por edhe si Komunë në përgjithësi presim të kemi rezultate të larta nga nxënësit tanë, sepse kushtet dhe përkushtimi në asnjë moment nuk ka munguar. Nxënësit e shkollës “Musa Zajmi”, kanë zënë vendin e parë sikur edhe shumë shkolla të tjera në Gjilan në nivel komunal, por edhe Republikan e më gjerë”, ka thënë ndër të tjerash drejtori i Arsimit, Nazmi Musa.

Ndryshe, sot testimi është mbajtur në shtatë qendra, respektivisht në shkollën “Abaz Ajeti”, “Thimi Mitko”, “Musa zajmi”, “Selami Hallaqi”, “Rexhep Elmazi”, “Sadullah Brestovci” dhe “Nazmi Hoxha”, ndërsa nxënësit e shkollave të tjera poashtu kanë ndarë hapësirat e këtyre shkolla për të kryer testimin. ​/2L ONLINE/