DYLON

Në Gjilan mbahet turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”

Në Gjilan mbahet turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”
Avatar photo Redaksia

Në shënim të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”.

Turneun, në të cilin kanë marrë marrë pjesë KF “Intelektualet” nga Gjilani, KF Tirana, KF Tetova dhe KF Kosova (Prishtinë), e kanë shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini dhe udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha.

“Shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithëve 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe t’i falënderoj klubet e femrave për pjesëmarrjen në këtë turne. Gjatë këtij 10-vjeçari sporti në përgjithësi ka arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. I dëshiroj suksese vajzave sot dhe uroj që edhe në të ardhmen të prezantoni vendin tuaj në arenën ndërkombëtare dhe të sillni trofe, qoftë në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Gjilan e gjetiu”, tha Kurteshi Emini.

EkoHigjiena

Ky është turneu i parë i kësaj natyre në nivel të Republikës, ndërkaq është mbajtur në stadiumin ndihmës i cili është financuar nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, gjatë ditës është paraparë të hapet Ekspozita kolektive e te rinjve në Shtëpinë e Rinisë (17:00), Ekspozita me fotografi nga Dita e Pavarësisë në Galerinë e Qytetit (18:00), përderisa në ora 19:00 jepet shfaqja “Një nate ne hotel”, në teatrin e qytetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.