Në Gjilan mbahet tryezë me temën “Rritja e performancës së komunikimit ndër-institucional”
/2L ONLINE/ -Zyra Rajonale e OSBE-së në Gjilan në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit kanë organizuar sot një tryezë me zyrtarë të ekzekutivit dhe legjislativit në procesin e krijimit të legjislacionit dhe politikave në Komunën e Gjilanit me temën “Rritja e performancës së komunikimit brenda institucional”.
Në këtë tryezë diskutime kanë pasur Kristina Jovanovska nga OSBE, kryesuesja Velentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu etj.
Në fjalën e saj, Kristina Jovanovska nga Zyra Rajonale e OSBE-së në Gjilan, ka thënë se ky takim do të shërbej si forum për identifikimin e sfidave, por edhe për të formuluar rekomandime adekuate për vitin e ardhshëm.
Nënkryetari Rexhep Kadriu e falënderoi OSBE-në për organizimin e sotëm, duke shfaqur zotimin se të gjitha ato që diskutohen në këtë tryezë do të merren si rekomandime, duke shtuar se do të shërbejnë që ekzekutivi dhe legjislativi të kenë një performancë sa më të mirë karshi qytetarëve.
Ndërkaq, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, është shprehur se do të të merren parasyshë nga ana e Kuvendit Komunal të gjitha rekomandimet që dalin nga tryeza e sotme, duke bërë thirrje për bashkëpunim këtë aspect edhe pozitës e opozitës.
“Do të mundohemi që nëse kemi lëshime t’i përmirësojmë. Për këtë kërkoj bashkëpunim e të gjithëve edhe pozitës edhe opozitës dhe drejtorive e zyrave që të ndikojnë që puna e Kuvendit të shkojë sa më mbarë. Unë jam shumë e kënaqur me punën e trupave mbështetëse të Kuvendit pasi të gjitha kërkesat e qytetarëve i kanë shtjelluar dhe i kanë dorëzuar në Komitetin për Politikë dhe Financa”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi.
Në këtë tryezë kontributin e tyre e kanë dhënë me diskutime profesionale edhe Sadri Arifi, shef i Sekretarisë së Kuvendit dhe Hevzi Matoshi, shefi i Zyrës Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryetarit./2L ONLINE/
