DYLON

Në Gjilan mbahet sesion informues për thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2022”

Në Gjilan mbahet sesion informues për thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2022”
Avatar photo Redaksia

Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal –Lindje (AZHR Lindje), ka organizuar sot në Gjilan punëtorinë, përkatësisht sesionin informues në lidhje me thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2022’ (Investime Kapitale).

Të pranishëm në këtë punëtori ishin Drejtoret e Drejtorive për Zhvillim Ekonomik nga 11 Komunat e Rajonit Lindje, derisa nga Gjilani mori pjesë Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik së bashku me Agim Zekën, drejtor ekzekutiv i AZHR – Lindje.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte informimi sa më i detajuar lidhur me këtë mundësi për financim të projekteve komunale dhe ndër-komunale.

Vlera e projekteve me të cilat komunat mund të aplikojnë mund të jetë nga 50 mijë deri në 500 mijë euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.