DYLON

Në Gjilan mbahet punëtoria “Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit”

Në Gjilan mbahet punëtoria “Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit”
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan mbahet punëtoria ‘Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, qëllimi është që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave.

Në Gjilan është mbajtur të hënën punëtoria ‘Property4Empoëerment, Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit’, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID-it Qeverisja e Pronës.

EkoHigjiena

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku.

“Kjo punëtori ka për qëllim që në bashkëpunimin me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre në aktivitete ekonomike. Punëtoria do të ofroj këshilla dhe ndihmë teknike në hapat e para të biznesit duke ofruar informata lidhur me fillimin dhe rritjen e Biznesit dhe ndihmuar në hartimin e planeve të biznesit. Gjatë trajnimit, gjithashtu, do të diskutohet rëndësia e posedimit dhe regjistrimit të pronës në zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Në këtë punëtori u tha, po ashtu, se kur gratë nuk kontrollojnë pronë ato nuk mund të jenë akterë të plotë ekonomik, prandaj adresimi i çështjes së zotimit të pronave nga gratë, forcon sundimin e ligjit, promovon rritjen ekonomike dhe mbështet proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.