DYLON

Në Gjilan mbahet pjesa e dytë e testit të maturës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në komunën e Gjilanit, 2120 maturantë i janë nënshtruar pjesës së dytë e testit të maturës shtetërore. Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka vizituar të gjitha qendrat e testimit duke ju uruar të gjithë maturantëve përkushtim dhe suksese në pjesën e dytë të testit të maturës shtetërore. Ai tha se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe se procesi ka shkuar mbarë, pa asnjë parregullësi.

Ndërkaq, Musa ka informuar se testi është mbajtur në 15 qendra testimi në Gjilan, ku kanë marrë pjesë 138 administrues nga Lipjani dhe 28 monitorues nga Prizreni, të cilët, sipas tij, nuk kanë pasur asnjë vërejtje të vetme, derisa ka pasur komisionerë edhe nga MASHT dhe DKA. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.