DYLON

Në Gjilan mbahet pjesa e dytë e testit të Maturës Shtetërore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në komunën e Gjilanit,si në të gjithë Kosovën, sot është mbajtur pjesa e dytë e testit të maturës shteterore. Provimit iu nënshtruan 2236 nxënës të cilët janë administruar nga 128 administrues (mësimdhënës) nga Komuna e Lipjanit dhe mbikqyren nga 26 mësimdhënës nga Prizreni.

Procesi është monitoruar nga 45 anëtarë të komisionit që janë 15 nga MASHT-it, 15 nga DKA-ja dhe 15 nga shkollat(drejtor dhe zv.drejtore).

EkoHigjiena

Testi ka filluar me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi në 15 qendrat e testimit që të përgatitur nga DKA-ja në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka vizituar të gjitha qendrat e testimit duke ju uruar të gjithë maturantëve përkushtim dhe suksese në pjesën e dytë të testit të Maturës Shtetrore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.