/2L ONLINE/ – Fëmijët e Gjilanit, përmes koncertit “Dëbora”, kanë performuar me këngë e valle në shënim të ditës së flamurit kombetarë. Me këtë rast të pranishmit, në Sallën e Teatrit të Qytetit I ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se ky concert dhe gëzime të tilla do të ishin të pamundura pa sakrificën e madhe të shumë gjeneratave.
“Fëmijtë, liria dhe këto festa nuk do të kishim mundësi t’i shënonim pa sakrificën e shumë gjeneratave që kanë dhënë jetën për të jetuar sot ne të gjallët. Historinë që ka përjetuar populli shqiptarë është ndër më të dhimbshmet, kur kemi parasyshë numrin e madh të heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve të tjerë, që neve sot na kanë bërë të mundur ta gëzojmë lirinë. Sot kur shohim talent të rinj në fusha të ndryshme, vërtetë është krenari”, ka thënë ajo ndër të tjerash.
Ndryshe, aktivitetet në Komunën e Gjilanit, kanë nisur me ndarjen e çmimit “Qytetar Nderi”, për Hanife Malaj, pastaj kanë vazhduar me koncertin e muzikës klasike, defilimi nëpër qytet, për ta mbyllur këtë ditë me koncertin e fëmijëve “Dëbora”.
Ndërsa, gjatë ditës së nesërme, pikërisht me 28 Nëntor, do të bëhet inaugurimi i projektit të varrezave të Dëshmorëve, si dhe do të bëhet ndarja e çmimit “Qytetar Nderi”, për Rexhep Berishën, për të kulmuar me koncertin e madh festiv nga rock grupi “Jericho”. /2L ONLINE/