DYLON

Në Gjilan mbahet festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

Në Gjilan mbahet festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”
Avatar photo Redaksia

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur Festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”.

Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë pritur në zyre grupet folklorike pjesëmarrëse, të cilave u janë ndarë mirënjohje.

EkoHigjiena

Grupet folklorike fillimisht kanë defiluar në sheshin e qytetit, për të vazhduar më pas performimin në Festivalin “N’Karadak krisin tupanat”.

Përndryshe, në këtë Festival kanë marrë pjesë këto grupe: Maqedonia e Veriut – AKV “Ibe Palikuqi, Republika Çeke- Folklore ensemble Zerotin, Panama – “Alegria y Tradiciones Panamenas de Bique Arraijan”, Qipro Veriore-Iskele Municipality folk dance group, Maqedonia e Veriut – Ensemble “Koco Racin” dhe Meksikë-Kimbamba folk dance group.

Ky festival po organizohet nga SKKOFF “Kosova” ( Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional” në partneritet të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore) që është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.